Aleksandër Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA), është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, njoftohet në faqen zyrtare të Departamentit të Financave amerikane.
Vulin, ish-ministër i Brendshëm dhe një nga njerëzit e besuar të Aleksandër Vuçiçit akuzohet për destabilizim të rajonit në funksion të interesave të Rusisë.
Po ashtu, Vulin akuzohet për përfshirje në trafikun e armëve dhe në atë të drogës.
Para pak kohësh, Aleksandër Vulin tërhoqi vëmendjen e mediave botërore kur vendosi të vizitonte Moskën dhe të takonte zyrtarët e lartë të Kremlinit.