Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dy marrëveshje ushtarake me qeverinë e Turqisë.
Marrëveshjet përfshijnë Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe të Shkencës.
Lajmin e konfirmoi ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili tha se këto marrëveshje i shërbejnë shtimit të kapaciteteve dhe rritjes së performancës nga ana e FSK-së.
Në muajin mars Kosova mori dronë Bajraktar nga Turqia çka solli reagimin e Serbisë e cila e konsideroi të papranueshëm furnizimin e FSK-së me armatin nga Ankaraja zyrtare.