Kuvendi i Kosovës u përfshi nga përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Sherri nisi pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti çka solli një përleshje masive ku u përfshinë dhe ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu bashkë me zv.kryeministrin Bislim Bislimi.

Të turpshme e quajti Edi Rama sjelljen e opozitës në Kosovë.

Kryeministri shkroi në Tuiter se opozita duhet të distancohet nga kjo dhunê.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!.

 Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!.”  – shkroi Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *