Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj reagoi për herë të parë që nga dita kur SPAK-u kërkoi arrestimin e tij.

Ai i dërgoi një mesazh gazetarit Blendi Fevziu direkt në emisionin Opinion duke sqaruar se nuk ka ndërmend të dorëzohet për sa kohë dosja e plotë hetimore ndaj tij nuk bëhet publike.

“Do dal kur ju të lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankare një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërteta se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.” – shkruan Ahmetaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *