SPAK-u mori dritën jeshile për arrestimin e Arben Ahmetajt nga Kuvendi i Shqipërisë, por sfida e vërtetë për organin e akuzës nis tani, pasi ish-zyrtari i lartë ndodhet jashtë Shqipërisë.

Gazetari Artan Hoxha fillimisht publikoi një foto të tij në një nga aeroportet e Europës, ndërsa së fundmi ai publikoi një tjetër foto të Ahmetajt ku pretendohet se ai ndodhet në Londër duke darkuar me një grup miqsh.

“Nga sot, pak më shumë respekt, për “çunat e Londrës”…. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, u ka dhënë strehë mijëra dhe dhjetëramijëra shqiptarve ilegalë që shkojnë me gomone, nuk po i gjetka një konak ish-numrit 2 të qeverise shqiptare…”– ironizon Hoxha në fejsbuk në tekstin ilustrues të fotos.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *