Kryeministri i vendit, Edi Rama tha në konferencë shtypi se SPAK-u solli dosje voluminoze për Arben Ahmetajn dhe mazhoranca nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të votonte kërkesën për arrestimin e tij.

Rama ritheksoi se përgjegjësia e veprimeve duhet të jetë individuale dhe se ai nuk pranonte të mbante mbi kurriz veprimet e askujt duke nënkuptuar ish-vartësin e tij tashmë në kërkim.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Ahmetaj ishte bashkëpunëtori i tij i afërt, por kjo situatë sipas tij nuk duhet t’i dekurajojë socialistët e thjeshtë të cilëve u drejtoi dhe një mesazh.

“Po bëjmë më të mirën për Shqipërinë Europiane. Prandaj kokën lart dhe…vetëm përpara,” –  tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *