SHBA-të e sanksionuan Aleksandër Vulinin, drejtues i Inteligjencës serbe duke ngjallur shumë debate dhe reagime si në Beograd ashtu dhe jashtë tij.
Analisti amerikan, Daniel Server pyet se si Serbia mund të shkojë nga Perëndimi tashmë me drejtuesin e Inteligjencës të sanksionuar nga SHBA-të.
“Si do të sillni një vend drejt Perëndimit, me një shef Inteligjence të sanksionuar se ndihmoi ndikimin keqdashës rus.” – shkroi ai.
Daniel Server në vijimësi ishte kritik i përpjekjeve të amerikanëve për të distancuar Serbinë nga Rusia duke theksuar se kasta drejtuese serbe nuk mund të shkëputet nga Rusia pasi është produkt i epokës së Sllobodan Millosheviçit.