Gazetari Elvi Fundo tha në Euronews Albania se ai është pyetur nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me çështjen e inceneratorëve pas disa dokumenteve që kishte publikuar në një emision televiziv.
Fundo shtoi se SPAK-u tashmë ka nisur hetimin për inceneratorin e Tiranës ku sipas tij janë të përfshirë biznesmenë të njohur dhe trafikantë droge.
“Arben Ahmetaj duhet të përballet me ligjin, ikja nuk e lehtëson por e rëndon. Hapja e dosjes së inceneratorit të Tiranës përfshin dhe subjekte që SPAK i di. Persona të arrestuar apo njerëz të ekstraduar si trafikant droge kanë qenë persona që kanë ofruar shërbime tek inceneratori i Tiranës. Pas 6 vitesh kontratë, nuk ka asnjë incenerator në Tiranë.”- tha ai.