Policia e Las Vegasit ushtroi kontrolle në një banesë në lokalitetin Henderson ku besohet se ka të dhëna rreth vrasjes së reperit Tupak Shakur i ekzekutuar në shtator të vitit 1996.

Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit, Xhejson Johanson itha për ”Las Vegas Review Journal “ se detektivët po punonin edhe një herë për rastin.

“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë do të mund ta ndryshojmë këtë gjë.”-  tha ai.

Vrasja e reperit të njohur ka mbetur e mbuluar me mister për shumë vite, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe teoritë e ndryshme të konspiracionit rreth kësaj ngjarje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *