Një grup pune me arkeologë zviceranë nga Universiteti i Bernës dhe arkeologë shqiptarë zbuluan një vendbanim që besohet të jetë 8500-vjeçar në Lin të Pogradecit.
Njoftimin e dha prefekti i Korçës, Nertil Jole.
“Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë në Buqezë të Pogradecit (pranë Linit). Prej 8500-vjetësh aty ekziston vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë. Arkeologët e Universitetit të Bernës në bashkëpunim me arkeologët tanë kanë konfirmuar zbulimin e vendbanimit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen), që i ka entuziasmuar mjaft. Gjetjet pas gërmimeve kanë faktuar se ky vendbanim i lashtë, ishte qendra ku 8500 vjet më parë ka qenë zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi”.- shkruan ai.
Gërmimet në terren po drejtohen nga Albert Hafner Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës dhe arkeologu shqiptar Adrian Anastasi .
Hofner theksoi se kemi të bëjmë me një vendbanim shumë të lashtë dhe të tilla vendbanime janë zbuluar në pjesë të ndryshme të Evropës.