Drejtuesi i CIA-s amerikane, Uilliam Bërns tha në Forumin e Sigurisë në Aspen, se Vladimir Putin po e mendon një hakmarrje të mundshme ndaj Jevgeni Prigozhin.
Bërns theksoi se rebelimi i drejtuesit të Vagnerit shpalosi disa dobësi të liderit të Kremlimit dhe ky i fundit nuk mund të kapërdijë lehtë diçka të tillë.
“Rebelimi i Vagnerit ekspozoi dobësi të konsiderueshme në sistemin e pushtetit që ndërtoi Putin. Ai do të hakmerret ndaj Prigozhinit.” – tha ai.