Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gramsh, ku një burrë bashkë me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë nxjerrë të pajetë nga polumbarët.

Drejtuei i Shërbimit të Zjarfikëses në Gramsh tha pas ngjarjes së 4 të mbyturit nuk dinin të notonin dhe në përpjekje për të shpëtuar kanë mbytur njëri-tjetrin.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *