Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti riktheu sërish në vëmendje çështjen e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke theksuar se listat janë fryrë duke e trefishuar numrin e tyre krahasuar me shifrat reale.

Kurti shtoi se nevojitet vullnet dhe ndërgjegjësim për pastrimin e listave nga veteranët e paqenë. Sipas tij, ky hap është i nevojshëm për t’i rikthyer dinjitetin veteranëve të vërtetë të luftës në vitet 1998-1999.

“Qartasi, zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme.  Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së.” – tha Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *