Ish-kongresmeni, Eilot Engel kritikoi SHBA-të se po heshtin ndaj masave represive që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po ndërmerr ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në artikullin e tij në ‘Foreign Policy”, Engel thekson ndër të tjera se Uashingtoni nuk duhet të kishte heshtur ndaj këtij spastrimi etnik administrativ që Serbia po kryen ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“A i ka dënuar SHBA veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë ‘spastrim etnik përmes mjeteve administrative’? Përsëri, mezi, apo fare.”- ka shkruar Engel.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *