Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi shkroi në tuiter se 50 mijë anëtarë të partisë u përjashtuan nga e drejta e votës në zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të kësaj partie.
Bardhi shton se kjo masë e zvogëlon partinë duke e kthyer atë në pronë private. Si përgjegjës të kësaj situate, Bardhi njeh vetëm Lulzim Bashën, që sipas tij kërkon të marrë drejtimin e partisë me forcë.
“PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.”- shkruan ai.