Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier dënoi fushatën kërcënuese në rrjetet sociale ku kërcënohen me jetë 5 policët serbë që nisën punë në radhët e Policisë së Kosovës.

Hovenier theksoi se këto veprime janë të papranueshme dhe të dënueshme pasi përbëjnë kërcënim direkt për jetët e 5 policëve të rinj.

Kërcënimet ndaj policëve i dënoi dhe ambasadori gjerman, Joern Rohde duke e cilësuar këtë sjellje si qasje kriminale.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani njoftoi dje se 74 policë të rinj do të nisin shërbimin në Policinë e Kosovës, 45 prej të cilëve janë nga komuniteti serb.

Menjëherë pas këtij njoftimi, fotot dhe emrat e 5 policëve serb u publikuan në rrjetet sociale duke u kërcënuar nga serbët e Kosovës që të hiqnin dorë nga marrja e detyrës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *