Policia e Shtetit arrestoi sot me urdhër të SPAK-ut biznesmenin, Pëllumb Gjoka dhe drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Po ashtu, Olsi Bistri, ish-drejtues i Operacionales në Policinë e Shtetit përfundoi në pranga.
Në pranga përfudoi dhe Astmer Bilali i njohur për lidhjet e tij me grupin e Bajrave në Shkodër.
Arrestimet janë pjesë e një pune të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe atyreiotaliane.
Biznesmeni Gjoka njihet për lidhjet e tij me politikën, ndërkohë që të prangosurit akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal.