Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vendosur Shqipërinë në nivelin e dytë të sigurisë duke e zbritur nga niveli i parë.

Ky pozicionim i ri është apel për rritjen e kujdesit nga shtetasit amerikanë në vendin tonë.

DASH thekson se kriminaliteti ka pasur rritje të ndjeshme dhe siguria publike mbetet në nivele të ulëta.

“Aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta. Ka pasur dhunë në shënjestër të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin. Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre dhe shtrirjen e policisë dhe shërbimeve të urgjencës në zonën e tyre.” – nënvizohet në shpjegimin e DASH.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *