Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi në tuiter ndaj pankartës gjigande që tifozët e Crvena Zvezdës shpalosën në stadiumin e Beogradit ku kërkonin rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Kurti i konsideroi këto thirrje si reminishenca të atyre në vitin 1990, ku tifozëria e Zvezdës u revoltua ndaj Kroacisë duke ndezur shkëndijat e para të luftërave në ish-Jugosllavi.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera.”- ka shkruar Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *