Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj po zhvillon një vizitë në Turqi ku pati një takim dhe me drejtuesin e kompanisë së prodhimit të dronëve Bayraktar.

Mehaj shkroi në fejsbuk pas takimit me Haluk Bayraktar duke theksuar se Kosova do të vijojë marrjen e sasive të tjera të armatimit nga Turqia për qëllimetmbrojtëse.

“Blerja e dronëve Bayraktar ka qënë një nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes.

Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngremë kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar.

Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-s.” – shkroi Mehaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *