Aktori i njohur, Genc Fuga pësoi një goditje në tru pas së cilës nevojitej një ndërhyrje kirurgjikale që kushtonte 19 mijë euro.
Filimisht bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani kërkoi ndihmën e shqiptarëve për mbledhjen e shumës, shumë e cila u mblodh për pak orë.
Lajmin e konfirmoi vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan për operimin e Fugës.
“Falenderoj me zemër së pari ekipin e spitalit Amerikan për përkushtimin dhe profesionalizmin. Falenderoj çdonjërin nga ju për suportin dhe mbeshtetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua.” – shkroi Jani në fejsbuk.