Një shtetas maroken është dënuar me 5 vjet burg pasi kritikoi në fejsbuk mbretin e Marokut lidhur me vendimin për përmirësimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin – shkruan “The Guardian” duke cituar avokatin e të dënuarit.
Said Boukioud, 48 vjeç, u burgos të hënën për postimet e tij kritike ndaj monarkut të vendit.
Sipas kushtetutës marokene, punët e jashtme janë prerogativë e monarkut Mohammed VI.
Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet në dhjetor 2020 si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të mbështetur nga SHBA-të.
Avokati i Said Boukioud u shpreh se do të apelonte vendimin e Gjykatës së Kazablankas duke e cilësuar të padrejtë dhe shumë të ashpër.