Ish-presidneti i SHBA-ve, Donald Tramp doli para një gjykate federale në Uashington ku po perballet me akuzat e organizmit të një komploti për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020.
Tramp akuzohet se bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij synuan organizimin e komplotit për përmbysjen e verdiktit të zgjedhjeve dhe për organizimin e sulmeve të 5 janarit 2021 në Kapitolhill.
Ish-presidenti i ka mohuar sërish akuzat duke riktheksuar se saga e proceseve gjyqësore ndaj tij synon vetëm pengimin e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Kjo është hera e tretë në katër muajt e fundit që Tramp del para gjykatës.
Në dy proceset e tjera ai akuzohet për përvetësim dokumentesh të klasifikuara dhe për pagesa të paligjshme për pornostaren Stormi Daniels që kjo e fundit të mos fliste për lidhjen jashtëmartesore të ish-presidentit.