Një ngjarje e rëndë ndodhi në një nga lokalet e Prishtinës ku një grup personash u përplasën me armë në ambientet e brendshme të tij.

Nga përplasja me armë mbeti i vdekur shtetasi Kastriot Ramadani.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.”- tha mjeku Shaqir Uka për mediat duke konfirmuar vdekjen e Ramadanit.

Po ashtu, 4 persona të tjerë kanë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, ndërkohë që nga 21 të plagosurit në total, 14 janë gra.

Burimet raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje e cila ka sjellë konfliktin me pasoja të rënda.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *