Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç deklaroi se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për uljen e pranisë policore në veri të vendit është tallje me ndërkombëtarët dhe dhe marifet për Serbinë. Daçiç tha për “Tanjug” se Serbia nuk do të bjerë në gracka të tilla.
“Kurti nuk ka të drejtë në atë që ka bërë. Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe. Tani të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare janë të lumtur që ka filluar de-përshkallëzimi.
Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti.” – u shpreh Daçiç.