Shefi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, Oleksandr Merezhko tha për “Zërin e Amerikës” se presidenti i vendit, Volodimir Zelenski pritet të marrë së shpejti një vendim për njohjen e shtetit të Kosovës nga Ukraina.
“Rusia me siguri do ta përdorë këtë përshkallëzim për interesat e saj, duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndezur mbase konfliktin me qëllim për të larguar vëmendjen nga agresioni rus kundër Ukrainës. Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është punë e presidentit, i cili sipas kushtetutës është përgjegjës për politikën e Jashtme.” – u shpreh ai.