Zërat se Ukraina po përgatitet për njohjen e shtetit të Kosovës duket se kanë trazuar shumë ujëra në Serbi. Pas ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç dhe presidenti, Aleksandër Vuçiç u shpreh se ky do të ishte një hap i gabuar nga Kievi zyrtar.
Sipas Vuçiç, njohja e Kosovës nga Ukraina do të dëmtonte Kievin që sipas tij do të provonte se nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare.
“Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thonë se e respektojnë të drejtën ndërkombëtare?” – deklaroi ai.