Një anije me refugjatë e nisur nga Tunizia u fundos në ujërat e kanalit të Siçilisë – raportojnë mediat italiane.
Njoftimet e para flasin për 41 refugjatë të mbytur, mes tyre 3 fëmijë, ndërkohë që raportohen vetëm 4 të mbijetuar.
Një nga të mbijetuarit u tha mediave se anija u fundos nga dallgët e mëdha, ndërsa vetëm 13 nga pasagjerët ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.