Ramiz Muçollari u përfshi në një konflikt familjar duke goditur me sende të forta djalin e tij 27-vjeçar dhe duke plagosur me thikë në këmbë gruan e tij 58-vjeçare.

Forcat e policisë së Maliqit mbërritën në fshatin Qesarat ku u përballën me rezistencë të armatosur nga Muçollari i cili refuzoi të dorëzohej.

 Më pas në vendngjarje mbërriten forcat RENEA duke negociuar për disa orë me MuçollariniI cili refuzoi sërish dorëzimin duke hapur vazhdimisht zjarr ndaj forcave të policisë me një kallashnikov.

Pas dështimit të negociatave dhe breshërive të Mucollarit, njësia e RENEA-s ndërhyri duke kryer ekzekutimin e 62-vjeçarit.

Banorët e zonës thanë për mediat pas ngjarjes se Muçollari kishte pasur shpesh probleme me të birin, ndërkohë që ishte kuruar dhe për probleme të shëndetit mendor.

Djali dhe gruaja e Muçollarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Korçës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *