Autoritetet amerikane vijojnë betejën me flakët në ishullin e Maui të Havait.
Deri tani raportohet se 80 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërkohë që qindra persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Mbi 1000 ndërtesa u dogjën, ndërsa autoritet thonë se do të duhen shumë vite për rekuperimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Mes banesave të djegura ishte dhe ajo e Xhef Bezos, themelues i Amazon-it. Ky i fundit premtoi 100 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret të cilat vijojnë në Havai.