Avokati Altin Goxhaj ka shigjetuar kolegun e tij, Adriatik Lapaj i cili ka paralajmëruar krijimin e një partie të re politike duke e konsideruar si vegël të Fondacionit Soros.
Sipas Goxhajt, Soros po investon te Lapaj për të përmirësuar imazhin e tij në Shqipëri me një profil të ri politik.
Goxhaj i cilësoi si mashtrime pretendimet e Lapajt se ai ka ndihmuar si avokat të sëmurët me kancer në partneritet me Fondacionin Soros.
Ai shtoi në një intervistë televizive se Fondacioni Soros nuk rekruton askënd pa të paktën 5 vjet përvojë bashkëpunimi me strukturat e tij.
“Nuk janë foto që tregojnë se Adriatik Lapaj nuk është një avokat që është paguar për kancerin nga Soros, sepse po e bën aq keq sikur po shpëton shqiptarët nga kanceri, rrenë e madhe, por është staf zyrtar i fondacionit Soros, pikërisht sepse puna e tij është ushtar i fondacionit Soros në qytete të ndryshme të Shqipërsisë. Ky program është pjesë e programeve të Soros dhe unë e sfidoj Adriatik Lapjan të na tregojë se kur e ka marrë licensën e avokatit, para apo pas futjes në fondacionin Soros, sepse kur Soros rekruton një avokat, avokati duhet të ketë 5 vite eksperiencë punë, Adriatiku e mori pas u fut në fondacionin Soros.” – tha ai.
Goxhaj njihet për deklaratat e tija kontroverse, të cilat herë pas herë shënjestrojnë aktorë të ndryshëm të spektrit politik shqiptar si instrumente në shërbim të fondacionit Soros.