Një juri në Xhorxhia akuzoi ish-presidentin, Donald Tramp dhe 18 persona të tjerë se tentuan të përmbysnin në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve  presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet.

Aktakuza përmban 41 pika dhe bashkë me Tramp të akuzuar janë dhe avokatët e tij, Xhon Istman dhe Rudi Xhuliani bashkë me ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Midos.

Prokurori i Xhorxhias deklaroi se 19 të akuzuarit kanë afat deri më 25 gusht për t’u paraqitur vullnetarisht para drejtësisë.

Kjo është aktakuza e katërt ndaj Donald Tramp i cili pavarësisht zhvillimeve të fundit vijon të jetë i preferuari i republikanëve në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti i ka mohuar akuzat duke u shprehur se paditë e njëpasnjëshme ndaj tij janë të motivuara politikisht për të mos e lejuar të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *