Sipas quatidiano.net, kryeministrja e italisë, Xhorxhia Meloni bisedoi me homologun shqiptar, Edi Rama mbi mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar.
Meloni mbërriti për një vizitë në Vlorë ku u prit nga Rama në një takim të zhvilluar në rezidencën qeveritare në qytetin bregdetar.
Po ashtu, raportohet se Meloni dhe Rama dskutuan rreth projektit të gazsjellësit nënujor të Adriatikut.
Temë tjetër ishte dhe çështja e bashkëpunimit mes bizneseve italiane dhe atyre shqiptare nisur nga shtimi i sipërmarrësve italianë në qytetin e Vlorës.