Drejtuesi i Nismës Thurje, Endrit Shabani reagoi në fejsbuk për arrestimet lidhur me korupsionin e dyshuar në koncesionin e sterilizmit të mjeteve kirurgjikale. 

Shabani thekson në postimin e tij se veprimet e SPAK-ut duhen inkurajuar. Sipas tij, institucioni i akuzës duhet t’i shkojë deri në fund këtij hetimi duke arrestuar dhe kupolën e kësaj afere korruptive. 

“Me ardhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut, kam rifituar optimizmin me të cilin denoncuam këtë aferë në Dhjetor të 2019, ku thashë se “epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi”.

Gjatë 3 viteve të para, të vetmit që u ndëshkuan ishim ne që denoncuam aferën, ku unë, Pano dhe Artan Koni u përballëm me hakmarrjen e atyre që duhet të ishin pas hekurave.

Por, arrestimet e sotme të drejtuesve të ministrisë dhe “biznesmenëve” të përfshirë tregojnë se megjithëse me vonesë, “qerrja e drejtësisë po e kap lepurin e korrupsionit”.

Tani presim që ky hetim të përfundojë me arrestimin e kupolës së kësaj afere dhe konfiskimin e pasurisë që i është vjedhur popullit shqiptar.

Një Shqipëri krejt ndryshe është e mundur, dhe është përditë e më pranë.” – ka shkruar Shabani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *