Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Hafiz Garë dhe Irfan Lipovici përfunduan në pranga me akuzën se janë përfshirë në keqpëdorimin e rezervave shtetërore
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bastisur pronat e shtetasit Ridvan Muharremi. Muharremi, pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, akuzohet si ndërmjetës në këtë aferë.
Prokuroria Speciale në Kosovë nisi hetimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore lidhur me grurin dhe vajin.
Ishin disa përgjime në mediat e Kosovës të cilat shërbyen si indicie për nisjen e hetimit, ndërsa prokurorët dyshojnë se rezervat e pretenduara të grurit dhe vajit nuk përfunduan kurrë në magazinat e shtetit.