Një protestë e ekstremistëve të djathtë hollandezë para ambasadës së Turqisë në Hagë ka sjellë dhe përdhosjen e librit të shenjtë të Kuranit.
Edwin Wagensveld, lider i degës holandeze të lëvizjes antiislamike “Pegida”, grisi, dogji dhe më pas nisi të shkelte mbi librin e shenjtë të besimtarëve myslimanë.
Ai shoqëroheh nga dy ekstremistë të tjerë dhe mbanin veshur bluza të zeza me mbishkrimin: “Islami nuk është më i mirë se nazizmi!”
Një tjetër rast i djegies së Kuranit ndodhi para pak javësh në Suedi.