Kreu i komunës së Tuzit dhe njëkohësisht drejtuesi i Forumit Shqiptar në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj njoftoi se ky grupim politik ka pranuar të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Gjatë negociatave, Forumi Shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, Forumi Shqiptar do të participojë edhe në qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike. Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjën ekonomike të të gjithë qytetarëve. –  thuhet në njoftimin e Gjeloshajt.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *