Vjedhjet e shpeshta në zonën e Synejt në Kavajë i kanë detyruar banorët e kësaj zone të dalin në protestë dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon banorët e zonës të cilët kanë bllokuar rrugën dhe kanë debatuar me drejtuesit e policisë së Kavajës të cilët mbërritën në vendngjarje.

“Po na vidhet çdo gjë. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndërhyjë.” – thonë banorët.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *