Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, lëshoi një paralajmërim të fortë për kompanitë e naftës duke u bërë thirrje që të ulin fitimet e tyre të cilat për presidentin amerikan janë veçse përfitime abuzive duke shfrytëzuar krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
“Fitimet e tyre janë një përfitim i papritur i luftës. Unë mendoj se është revoltuese. Nëse do t’i kalonin ato fitime te konsumatorët, çmimet e benzinës do të uleshin me rreth 50 centë. Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera. Është koha që këto kompani të ndalin përfitimet nga lufta.”- tha presidenti amerikan.