Burime konfidenciale, raportojnë për priza.al se ditën e djeshme një anëtari të kabinetit Rama, i ka ardhur shkresa “non-grata” nga një prej vendeve partnere me Shqipërinë. – raporton priza.al
Burimet nuk specifikojnë arsyet se përse zonja Balluku është futur nga ky shtet në listën “non-grata”.
Në rast se informacioni i mbërritur në redaksinë tonë do të konfirmohet zyrtarisht kjo është një goditje e rëndë jo vetëm për karrierën politike të Belinda Ballukut por edhe për maxhorancen qeverisëse. – vijon prize.al
Më herët në listën non-grata nga shtetet partnere janë futur ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Aqif Rakipi si dhe disa biznesmenë me lidhje të forta me krimin dhe korrupsionin.