Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, u tha mediave në Serbi se ai e dëshiron liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi ky do të ishte një proces në favor të Serbisë. Daçiq beson se gjysma e shqiptarëve të Kosovës do të largoheshin nga vendi nëse Bashkimi Evropian do të liberalizonte vizat për Kosovën. “Ne pajtohemi me këtë, por nuk po pranon Bashkimi Evropian. Por, pse nuk duan t’ua japin liberalizimin e vizave? Sepse e dinë që nëse e bëjnë këtë, gjysma e qytetarëve menjëherë do të shkonin në Bashkimin Evropian. Dhe, unë do të ndihmoja këtu.”- u tha Daçiq mediave serbe.
Këto deklerata të Daçiq janë një tjetër dëshmi se trashëgimia politike e Sllobodan Millosheviqit drejton sot Serbinë. Një Kosovë pa shqiptarë ka qenë përherë refreni dhe synimi politik i shovinizmit politik serb. Millosheviq kreu spastrimin etnik dhe dëbimin e shqiptarëve duke e paraprirë të gjithë ofensivën e tij nga paranteza e një Kosove të zbrazur nga shqiptarët dhe rikthimin e saj si përkatësi organike e identittetit të Serbisë së Madhe.