Viktor Orban vijon të insistojë se Ukraina nuk ka asnjë shans të fitojë luftën ndaj Rusisë. Këtë qëndrim, kryeministri hungarez e ripërsëriti duke folur në festivalin vjetor politik “Transit” në Tihany në bregun e liqenit Balaton.

“Strategjia perëndimore e inkurajimit të ukrainasve që të luftojnë dhe të japin jetën e tyre “ndërsa ne ofrojmë para, informacion dhe armë” nuk funksionon.” – tha ai.

Sipas tij nevojitet angazhim për negociata që do të mundësojnë paqen e shpejtë sepse ukrainasit po sakrifikohen në një luftë ku nuk kanë gjasa të dalin fitues, ndërsa rreziku i zgjerimit të konfliktit mbetet i lartë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *