Kosova është zbrazur këtë fundjavë pasi fluksi i  qytetarëve të nisur drejt bregdetit të Shqipërisë është i lartë. 

Nga të dhënat e Policisë Kufitare në Kukës, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar në doganën e Morinës drejt Shqipërisë më shumë se 36 mijë shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që autokolona e automjeteve arriti deri në 7 kilometër.

Kjo verë shënoi një rekord pushuesish në Shqipëri, ku vetëm në harkun kohor  janar-korrik në vendin tonë kanë hyrë mbi 5 milionë shtetas të huaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *