Milan pret sonte në “San Siro” austriakët e Salzburg në një përballje që mund të përcaktojë fatet e sezonit për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli. Kuqezinjve u mjafton një barazim për të kaluar në 16-të më të mirat e Evropës, por tekniku Italian kërkon përqëndrim maksimal para sfidës dhe u kërkon lojtarëve të tij të tregojnë cilësi dhe forcë karakteri në fushë. “Nëse bëjmë
mirë do të thotë shumë për ne. Kemi një shans të madh për të arritur objektivin tonë të parë sezonal. Skuadra e di shumë mirë si të menaxhojë këto situata. Jemi të zhgënjyer nga sfida e të dielës ndaj Veronës, por ky është një tjetër kompeticion dhe ka shumë përqëndrim për ndeshjen. Duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme. Duhet të luajmë me karateristikat që kemi, përqendrimin dhe vëmendjen e duhur në zgjedhjet që duhet të bëjmë” – tha ai.
Pioli, i cili para pak ditësh rinovoi kontratën me Milan deri në vitin 2025-ë, shtoi se Salzburg ka treguar se di të vendosë në vështirësi të gjithë kundërshtarët dhe ndaj tyre duhet treguar kujdes në çdo fazë të lojës.