Rita Ora u kritikua pasi gjatë një koncerti në Hungari një fans i zgjati një flamur të Serbisë me të cilin ajo doli në skenë.
Komentet e shumta në rrjetet sociale e shtynë Rita Orën të sqaronte opinionin shqiptar duke deklaruar se nuk e kishte kuptuar fillimisht se flamurin e cilit shtet po mbante në dorë.
Ajo foli për mediat në Kosovë duke shtuar se nuk kishte treguar mungesë respekti ndaj shqiptarëve dhe se vet ajo është shqiptare krenare e Kosovës.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.
Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time.”- është shprehur Rita Ora.