Mërgata e Kosovës ka sjellë 635 milionë euro në vend për gjashtë muajt e parë të këtij viti – referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës.
Kjo shifër shënon një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Vlera e remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milion euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e tyre, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116.8 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%.” – thuhet në raportin e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.