Nga Elvis Hoxha
Bërnabiqi po thotë se nuk do ta njohë Kosovën pa e njohur më parë atë 5 shtetet e Evropës.
Lista Serbe po thotë se në shkollat me nxënës serbë duhet të zëvendësohet anglishtja prej gjuhës ruse.
Hilli kërkon falje për bombardimet.
Rusia rekruton ushtarë në Serbi për luftën kundër Ukrainës.
Në Beograd shtohen zërat e anëtarësimit të Serbisë në Brics.
Në çdo takim eksponentët serbë flasin për marrëveshjen antikushtetuese që kanë nënshkruar me Mustafën dhe Hashimin.
Borrelli dhe Lajçaku kërkojnë të ndërtohet një republikë boshnjake aty ku sipas vlerave evropiane është themeluar një republikë multietnike.
Dodiku vijon të mbajë pushtetin e dalë prej gjenocidit.
Vulini është gjithnjë non grata për lidhjet e tij me Rusinë e Putinit.
Disa medie të Kosovës nuk kanë ASNJË lajm kritik ndaj Serbisë.
Partitë shqiptare të lidhura me pushtetin maqedonas mendojnë se asnëjherë nuk është koha për ndryshime kushtetuese në interes të shqiptarëve. Sipas tyre MV duhet të integrohet në Evropë, pavarësisht shqiptarëve dhe numrit të tyre.
Rama flet në BLED si me qenë KM e qeverisë më të ndershme dhe më evropiane, kur nuk po dihet më numri i skandaleve qeveritare të shfaqura në 24 orë.
Macroni bën sikur e ka Serbinë me Evropën dhe kërcënon Kosovën. Macroni po vepron si para do muajsh: e mbante mirë me Putinin kur ky ia rrëmbente ndikimin në shtetet e Afrikës.
Evropa mendon se mund ta bëjë Serbinë evropiane.
Përrallë e bukur të cilën nuk duhet ta besojnë vetëm ata që ia njohin fundin. Pra NE. NE duhet të jemi normalë.