Më 29 maj, Lulzim Hetemi u fut në zyrën e  kryetarit të komunës së Leposaviqit mes shumë tensionesh në veriun e Kosovës.

Tashmë ai ka tre muaj që zyrën e ka shndërruan në shtëpinë e tij pasi nuk ka lëvizur asnjë ditë nga vendi i punës.

Një sfidë aspak e lehtë për Hetemin i cili e ka arsyetuar qëndrimin e tij në zyrë me moscënimin e autoritetit shtetëror. 

Sipas tij, nësë ai do të braktiste detyrën, autoriteti shtetëror i Kosovës do të pësontë një goditje të rëndë.

Arbër Vokrri, zv.ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal e përshkroi si jo të lehtë qëndresën e Hetemit për tre muaj brenda zyrës, por shtoi se ai mbetet i vendosur. Vokrri theksoi se ushqimin e Hetemit e siguron FSK-ja.

‘Ushqimi është siguruar nga ushtria e Kosovës. Ai e di se në rast se nuk i sigurohet rikthimi aty, ka pasoja të mëdha, se humbet autoriteti shtetëror i Kosovës. Sipas bisedave që kam bërë me të eshtë po ai Luli që ka qenë më para. Kemi miq e zyrtarë që e takojnë dhe na tregojnë se ai është mirë.’- tha Vokrri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *