Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli në ditën e të zhdukurve duke kërkuar që Serbia të angazhohet për rikthimin e eshtrave të 1600 shqiptarëve të zhdukur.
Ajo shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë nga Serbia angazhim konkret për këtë çështje pasi familjarët e të zhdukurve presin prej vitesh të dinë diçka për fatin e më të dashurve të tyre.
“I bëj thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar, aleatëve dhe miqve të Kosovës që të mendojnë pak për familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që ende janë në varreza masive në të cilat po flenë Serbia edhe 25 vjet pas lufte.
Të mendojnë për faktin që edhe 25 vjet pas lufte në krye të Serbisë janë po ata që shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më proces që Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhet padrejtësi ndërkaq fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht.“- tha Osmani.