Zef Paloka, 68 vjeç u godit disa herë me thikë nga një e re në Vaun e Dejës.
21- vjeçarja deklaroi në Policinë e Shkodrës se 68-vjeçari Paloka i kishte hyrë në banesë dhe kishte tentuar ta përdhunonte.
Ajo shtoi në deponimin e saj se Paloka kishte një vit që e përndiqte, ndërkohë që hyrja e tij në banesë e kishte detyruar të vetëmbrohej.
I moshuai mori disa goditje me thikë në bark, ndërkohë që është jashtë rrezikut për jetën.
E reja do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.